Mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut (Ombudsmani) në e Malit të Zi është institucion i mëvetësishëm dhe i pavarur,detyra e të cilit është mbrojtja dhe avansimi i të drejtave dhe lirive të njeriut,kur janë të cënuara me akt, me veprim ose me mosprocedimin e organeve të pushtetit publik.Krahas këtij funksioni Mbrojtësi ka dhe një mision më të gjërë,krijimin e vetëdijes për nevojën e pushtetit ligjor;për mbrojtjen e plotë e konsekuente të lirive e të drejtave të qytetarëve,dhe në përgjithësi,për krijimin e sigurmit juridik të qytetarëve;të punës ligjore të paanshme dhe objektive të të gjitha organeve shtetërore,para të cilave qytetarët i sendërtojnë të drejtat e veta,liritë,detyrat dhe interesat juridike.
Të drejtat e njeriut konsiderohen jo vetëm të drejtat e garantuara me Kushtetut dhe ligje,por dhe të drejtat e garantuara me traktatet e ratifikuara ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe me rregullat e përgjithëshme të pranuara të së drejtës ndërkombëtare.
Institucioni i Mbrojtësit të drejtave dhe lirive të njeriut është themeluar me Ligjin e veçantë,të cilin e ka nxjerr Kuvendi i së Malit të Zi,me 10 korrik 2003. Mbojtësi e kryen funksionin e vet në bazë të kushtetutës e Ligjit dhe në punën e vet i përmbahet parimeve të drejtësisë dhe saktësisë.
|